“Kam marrëdhënie të mrekullueshme me trajnerin”, Ardian Ismaili: Ai na solli përsëri vetëbesimin

Torino po bërballet sot me ekipin e Napolit në javën e 28 të Serisë A. Titullar në këtë sfidë është edhe Ardian Ismajli. Ky i fundit ka folur për “DAZN”-in pëpara nisjes së sfidës. Ai i ka dhënë rëndësi të madhe punës së kryer nga trajneri D’Aversa, me të cilin shprehet se ka një raport të mrekullueshëm.

“Sapo D’Aversa mbërriti, ai solli sërish vetëbesimin dhe mentalitetin, vullnetin për mos t’u dorëzuar asnjëherë. Kemi punuar bashkë për një vit e gjysmë dhe marrëdhënia jonë është e mrekullueshme. Ai foli me të gjithë. Rëndësia e tij në ndeshjen me Lacion ishte e dukshme”, ka thënë Ardian Ismajli./Sport Ekspres/