“Kam lexuar At Zef Pllumin dhe Ismail Kadaren”! Reja e mbyll me emocione të forta: E di edhe historinë me turqit, kush lufton me shqiptarët…humbet!

Reja e mbyll konferencën e sotme për shtyp mes emocioneve të forta. Mund të jetë e fundit, pasi do të jepet edhe vendimi përfundimtar pas mbylljes së kontratës. A do të jetë një trajner i ri apo do të kem rinovim? Kjo mbetet të shihet! Në fund të konferencën para ndeshjes me Armeninë, trajneri italian nuk i fshehu dot emocionet.

“Unë e dashuroj Shqipërinë, është emocionuese për mua ndeshja me Armeninë. Para pak ditësh kam udhëtuar në jugun e Shqipërisë, pashë Sarandën dhe Gjirokastrën. Kam 3 vite e gjysmë këtu dhe nuk e kam vizituar ende mirë këtë vend. Ka shumë vende të bukura këtu, ku natyra ofron pamje të shkëlqyera. Edhe nëse do të iki, do të kthehem prapë në Shqipëri për të parë ndonjë ndeshje dhe për të vizituar vendet e bukura. Ka shumë njerëz që më duan dhe më respektojnë në këtë vend.

Do të doja të vizitoja dhe Krujën pasi kam lexuar disa libra të At Zef Pllumit dhe Ismail Kadares. Kam lexuar pak histori më të hershme, e di që shqiptari bezdiset edhe kur i fluturon një mizë afër. Por edhe me turqit është një histori e gjatë, vuajtën shumë derisa e pushtuan, pasi shqiptarët tregonin forcë dhe thuhej se: “Kush lufton me shqiptarin, humbet gjithmonë”. Uroj që tani edhe Kombëtarja të jetë e tillë, duke filluar nga nesër”, tha Reja. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *