“Kam idhull Zidanin”, Bajrami i tregon Sasuolos përse zgjidhi Shqipërinë: Më telefonoi Reja, ishte zgjedhje zemre

Nedim Bajrami është lojtari më i ri i Sasuolos. Mesfushori shqiptar ka folur fjalët e tij të para si lojtar i jeshilzinjve. Lojtari i Kombëtares shqiptare ka treguar arsyet që e shtynë të zgjidhte Sasuolon si dhe synimet që ka në këtë përvojë të re. Gjithashtu Bajrami flet për idhullin e tij në botën e futbollit dhe për telefonatën që solli ndryshimin e ekipit kombëtar, duke lënë Zvicrën për Shqipërinë.

“Zgjodha Sasuolon, sepse është një skuadër shumë e rëndësishme dhe ka një trajner që e njihja. Kam folur me të dhe këtu ka djem shumë të fortë. Pritshmëritë e mia janë të ndihmoj skuadrën me karakteristikat e mia, të shënoj sa më shumë gola dhe të jap sa më shumë asiste që të jetë e mundur.

Zidani është idhulli im. Më pëlqente shumë eleganca dhe inteligjenca e tij kur luante në fushë. Kam qenë pjesë e gjithë sektorit të moshave të Zvicrës dhe më pas më ka telefonuar Edi Reja. Më ka kërkuar nëse doja të shkoja me Shqipërinë. Kam folur me familjen time dhe në fund zgjodha me zemër për Shqipërinë. Jam shumë i lumtur dhe krenar që luaj me Shqipërinë. Një ndeshje e veçantë ishte debutimi kundër Hungarisë dhe ndeshja kundër Italisë”, ka deklaruar Nedim Bajrami./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *