Kontrata e Elseid Hysajt me Napolin merr fund këtë verë dhe mbrojtësit shqiptar i lind e drejta të largohet me parametër 0 nga skuadra e tij. Menaxheri i shkodranit është në bisedime me ekipe të ndryshme, ndër të cilat edhe gjiganti francez, PSG. Mario Xhufredi pohon për “Radio Punto Nuovo“ se ka pasur kontakte me drejtorin sportiv Leonardo, që duket se e pëlqen profilin e Hysajt.
Largimi është i vetmi opsion për lojtarin e Kombëtares kuqezi, por gjithçka mund të marri tjetër rrjedhë vetëm në rast se Mauricio Sarri ulet përsëri në stolin e Napolit. Ishte pikërisht ky trajneri ai që e katapultoi Hysajn në majat e futbollit italian, duke i mudësuar edhe kalimin te të kaltrit.
“Me Napolin diskutimi është mbyllur, ne jemi duke u përgatitur të largohemi në fund të sezonit. PSG është një nga ato klube me të cilat kemi pasur bisedime. E kam dëgjuar Leonardon. Asgjë konkrete përveç se lojtari i pëlqen. Padyshim që Elseidi mbetet në dispozicion të klubit deri në fund të sezonit, por duke pasur parasysh rregulloren që lejon marrëveshje të reja duke filluar nga 1 janari, ne po shikojmë përreth.
Nëse Sarri do të kthehej, skenari mund të ishte ndryshe, nëse nuk kemi përfunduar tashmë me të tjerët. Unë duhet të bëj punën time dhe të vazhdoj bisedimet që filluan disa muaj më parë”, ka thënë Mario Xhufredi./Halit Dlibashi-Sport Ekspres/