Një gjendje aspak të mirë po kalon Valdrin Mustafa në Gjermani. Futbollisti shqiptar ka rezultuar pozitiv në testimin për Koronavirusin, ndërsa në shtetin gjerman situata ka nisur të dalë nga kontrolli.
Kjo raportohet nga ana e “Indeksionline”, ndërsa gjendja e futbollisti nuk është edhe aq e mirë. “Kam dhimbje fyti dhe gjoksi”, shprehet Mustafa, duke treguar se nuk po e kalon edhe aq lehtë këtë moment. Ky lojtar luan me Hanoverin, ndërsa pavarësisht masave të marra, ish-lojtari i Shqipërisë U-21 dhe që tani është pjesë e Kosovës, nuk ka mundur që ta parandalojë prekjen nga kjo pandemi. /Sport Ekspres/