E FUNDIT/ UEFA në mbledhjen emergjente, vendos përfundimisht datat se kur do të luhet Europiani

UEFA ndodhet në një mbledhje emergjente pas situatës që ka prekur gjithë Europën me pandeminë që ndodhet në zemër të saj. Për këtë arsye janë shtyrë thuajse të gjitha kampionatet dhe kjo prishë gjithë axhendën për Europianin që do të luhej gjatë kësaj vere.

Sipas asaj që raporton faqja zyrtare e Kombëtares së Norvegjisë në Twitter para pak minutash, është marrë vendimi i fundit nga UEFA. Ashtu siç edhe pritej nuk do të kemi Euro 2020, por Euro 2021. Ai do të zhvillohet nga data 11 qershor deri në 11 korrik të vitit të ardhshëm ndërsa kjo periudhë aktuale do të shfrytëzohet për të mbyllur kampionatet. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online