“Kam dëgjuar për fushën e Laçit”, flet Bekaj: Nuabueze nuk më shënoi as në Kosovë, Tirana është trampolinë

Visar Bekaj ka folur përpara ndeshjes që Tirana do të zhvillojë kundër Laçit. Bardheblutë kërkojnë fitoren e parë në drejtimin e Dedes dhe nuk do të jetë aspak e lehtë kundër kurbinasve që kanë organikën e pasur të lojtarëve për të konkurruar denjësisht në Superiore. Ndërkohë gardiani i kryeqytetasve është shprehur përpara këtij takimi se ka dëgjuar për vështirësinë e fushës së Laçit, megjithatë rrezikun numër një të kundërshtarit, Nuabuezen, ka arritur që ta ndalojë edhe më parë.

“Kam dëgjuar që në fushën e Laçit është shumë vështirë. Është ekip shumë i mirë dhe ka kualitet. Ne jemi përgatitur maksimalisht. T’i harrojmë të gjitha ndeshjet që kemi kaluar, kjo është finalja jonë e parë. Do të vazhdojmë të luajmë si finale. Gjitha skuadrat janë shumë të mira. Edhe Kastrioti ka hapur shumë probleme. Besoj jemi aty aty të gjitha skuadrat. Edhe Laçi është pretendent për titulli, por Tirana niset për fitore, si gjithmonë.  Synimi ynë është fitorja, pastaj nëse del ndonjë barazim nuk e di. Për humbje s’mendojmë fare.

E shikon si sfidë personale përballjen me Nuabuezen?

– Unë gjithmonë nisem që mos pësoj gol. Së pari i merr meritat gjithë ekipi, më pas unë. Të nisemi me pozitivitet dhe besoj që do t’ia arrijmë. Jam përballur me Nuabuezen kur luante te Drita në Kosovë. E njoh si lojtarë. Kemi dalë barazim në atë ndeshje, ai nuk më ka shënuar.

Pritja ndaj Bardhit të dha një vlerësim makaimal, si u ndjeve?

– Nuk e prisja atë moment, mendova që do të dilte topi jashtë. Ai vetëm e goditi, nuk e pa portën fare. Isha aty me vendosje, nuk ishte shumë e vështirë.

E sheh Tiranën si trampolinë?

– Unë për këtë qëllim kam ardhur te Tirana. Të bëj lojë të mirë të shpallemi kampionë dhe më pas ndoshta të bëjë lëvizjen më të mirë jashtë vendit. Shpresoj që Tirana të më ndihmojë edhe për paraqitjet me përfaqësuesen.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *