“Kam besim të argumentuar, Shqipëria fiton 1-0 kundër Çekisë”! Parashikimi i Alliut: E sigurojmë matematikisht kualifikimin në Europian…në Moldavi

Silvinjo është padyshim njeriun i momentit në Shqipëri. Kombëtarja jonë është shumë pranë kualifikimit për herë të dytë në histori në Europian dhe e gjitha kjo falë punës fantastike të trajnerit brazilian. Koha Shtesë, emisioni i ri i Sport Ekspres ka zhvilluar një tjetër intervistë, këtë herë me ish-lojtarin e Kombëtares, Ilir Alliu. Teksa ka bërë një analizë për kuqezinjtë, ka treguar edhe sugjerimin që ka bërë për Silvinjon te njerëzit që vendosin edhe fatin e këtij trajneri në Shqipëri. (Shiko intervistën e plot duke klikuar më poshtë)

“Kam bërë edhe propozimet e mia atje ku më shkon fjala, te njerëzit që kanë në dorë çështjen e Silvinjos që për sa vite të qëndrojë në Shqipëri, kam sygjeruar që t’i bëhej rinovimi i kontratës që tani, madje para ndeshjes me Çekinë.

Ajo që Silvinjo po i lë Shqipërisë është një kontingjent prej 35 lojtarësh, të gatshëm për të luajtur me Kombëtaren. Po na lë një stil loje me një futboll shumë serioz. Para vetëm 6 muajsh, para Silvinjos, Shqipëria shkonte përpara në mënyrë sporadike dhe askush nuk e kishte idenë sesi Shqipëria do ta rrezikonte portën kundërshtare.

Unë mendoj se kualifikimin në Europian do ta sigurojmë matematikisht në Moldavi. Teknikisht, e shoh Shqipërinë në Europian, nuk shoh pengesa rrugës. Kam besim të argumentuar jo vetëm si tifoz, Shqipëria do të fitojë kundër Çekisë. Mendoj se do t’ia dalim 1-0”, tha Alliu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online