“Ia kam propozuar atyre që e kanë në dorë fatin e Silvinjos”! Ish-lojtari i Shqipërisë tregon: Rinovim kontrate për Silvinjon para Çekisë, e kam sugjeruar

Silvinjo është padyshim njeriun i momentit në Shqipëri. Kombëtarja jonë është shumë pranë kualifikimit për herë të dytë në histori në Europian dhe e gjitha kjo falë punës fantastike të trajnerit brazilian. Koha Shtesë, emisioni i ri i Sport Ekspres ka zhvilluar një tjetër intervistë, këtë herë me ish-lojtarin e Kombëtares, Ilir Alliu. Teksa ka bërë një analizë për kuqezinjtë, ka treguar edhe sugjerimin që ka bërë për Silvinjon te njerëzit që vendosin edhe fatin e këtij trajneri në Shqipëri. (Shiko intervistën e plot duke klikuar më poshtë)

“Kam bërë edhe propozimet e mia atje ku më shkon fjala, te njerëzit që kanë në dorë çështjen e Silvinjos që për sa vite të qëndrojë në Shqipëri, kam sygjeruar që t’i bëhej rinovimi i kontratës që tani, madje para ndeshjes me Çekinë.

Ajo që Silvinjo po i lë Shqipërisë është një kontingjent prej 35 lojtarësh, të gatshëm për të luajtur me Kombëtaren. Po na lë një stil loje me një futboll shumë serioz. Para vetëm 6 muajsh, para Silvinjos, Shqipëria shkonte përpara në mënyrë sporadike dhe askush nuk e kishte idenë sesi Shqipëria do ta rrezikonte portën kundërshtare”, tha Alliu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online