“Kam besim, do të kualifikohemi edhe pse humbëm sot”! Trajneri i Atletiko Madrid: Na mungoi vetëm goli kundër Interit

Një fitore e madhe vjen për Interin në Champions League. Pavarësisht rezultatit të ngushtë, zikaltërit tregojnë se ky është sezoni i tyre dhe kanë pretendime edhe për kompeticionin më të rëndësishëm në Europë.

Në mbrëmjen e sotme, Interi arriti që të fitonte me shifrat 1-0 kundër Atletico Madrid. Goli i vetëm i takimit është realizuar nga Arnautovic në minutën e 79. Pasi Martinez gaboi para portierit, Arnautovic nuk do të sillej në të njëjtën mënyrë, duke dërguar topin në rrjetë. Menjëherë pas takimit, Diego Simeone u shpreh:

“Ne bëmë mirë dhe luftuam edhe pse skuadra nuk krijoi shumë raste. Kam besim se do kualifikohemi, përkundër humbjes, e vetmja gjë që na mungonte ishte goli. Ndeshja ishte e balancuan, Interi punoi mirë në kundërsulme. Por ne do të luftojmë dhe do të bëjmë më të mirën për t’u kualifikuar. Jam optimist se do ia dalim”, tha Simeone. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online