“Kam ardhur këtu të bëj një futboll sulmues”, Sedloski kënaqet me Vllazninë: Ky është stili im, rezultati do të vijë

Kanë përfunduar dy përballjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Tirana ka arritur të hedhë një hap të sigurt drejt kualifikimit. Bardheblutë kanë mundur Teutën me rezultatin e thellë 3-0, duke shkuar më të qetë në ndeshjen e kthimit. Në krahun tjetër, Vllaznia merr një barazim në sekondat e fundit kundër Engatias. Skuadrat u ndanë në baraspeshë 1-1, duke e lënë kështu kualifikimin pezull për në përballjen tjetër mes tyre. Pas përfundimit të ndeshjeve, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre në emisionin “Ti Bo Gol“ në “Oversport”.

Sedloski (Vllaznia): “Një ndeshje kërkuese. E luajtur me korrektësi nga të dy ekipet. Duhet të ndalojmë atë që çdo kundërshtar ne na e realizon, kundërsulmin. Ndoshta ishte dashur të shënonim më herët. Por edhe me rezultatin 1-0, Egnatia kishte një shans dhe mund ta dyfishonte rezultatin. Kam ardhur këtu për të luajtur një futboll sulmues. Nuk është e lehtë t’ja injektoj lojtarëve këtë ide. Nuk kam ndonjë kritikë për lojtarët e mi, përveç gabimeve në pasime. Ne e dimë që të dielën në pret ndeshja e radhës me të njëjtin kundërshtar. Duhet të përgatitemi mirë dhe ta presim këtë ndeshje ashtu siç dëshirojmë. Nuk mund të kem ndonjë ankesë përkundrejt lojtarëve. E kam thënë edhe një herë që çdo ndeshje për ne është finale. Për momentin jam i kënaqur. Nuk është e lehtë që të arrish menjëherë atë që kërkon. Lojtarët janë të mirë dhe ata japin gjithçka nga vetja, si në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje. Sigurisht që rezultati ka për të ardhur. Do të vazhdoj të aplikoj të njëjtin futboll si tani. Ky është stili im“.

Martini (Teuta): “Nuk shkoi asgjë. Tirana i fitoi dylu.ftimet. Tirana meritoi cdo gjë. Kjo ndeshje iku. Nuk është koha për të kritikuar. Kampionatit po i vjen fundi dhe bëhet shumë i frikshëm. Mbrojtja fillon nga sulmi. Në mbrojtje, i gjithë ekipi la për të dëshiruar. Ata dolën në lojën e tyre, ne nuk mundëm. Ne kemi ndeshjen me Kukësin, që do ta mendojmë, pasi kampionati është shumë i rëndësishëm. Në ndeshjen e kthimit me Tiranën do të luhet tjetër muzikë. Normale, rezultati 3-0 është shumë i keq, por kjo nuk do të thotë që ne jemi dorëzuar”.

Tetova (Egnatia): “Mungesa e eksperiencës bëri që të pësonim atë gol në sekondat e fundit në gjysmëfinale. Çdo gjë do të mbyllet në ndeshjen e ardhshme. Shpresoj që të mos kemi kështu situatash në momentet e fundit, sepse janë një atak për ne. E pashë edhe me lojtarët në dhomën e zhveshjes, ishin të axhituar me njëri-tjetrin. I thashë të qetësoheshin. Jemi për herë të parë këtu dhe jemi shumë të kënaqur”.

Karapici (zv. Trajner i Tiranës): “Ishte një ndeshje që e kishim përgatitur mirë. Ndeshjet e Kupës kanë një specifikë tjetër. Kemi një synim që këtë sezon t’i fitojmë të tre trofetë. Abazajn do e kemi përsëri në dispozicion, ndërsa Nikqi besoj se e ka mbyllur sezonin. Me Teutën kemi pasur vështirësi. Na ka hapur vështirësi këtë sezon, madje na ka mundur dy herë. E kishim marrë në konsideratë. Kupa është e paparashikueshme. Rezultati 3-0 është i mirë, por duhet pasur kujdes. Duhet të tregohemi vigjilent në ndeshjen e kthimit“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online