“Kaluam të dy moment të vështirë kur ra Tirana nga Kategoria”! Mirel Josa flet pas fitores dhe për takimin me trajnerin e Skënderbeut

Laçi i Mirel Josës vazhdon që të marrë rezultate pozitive. Kurbinasit kanë arritur të fitojnë një tjetër takim, këtë herë duke mposhtur Skënderbeun me shifrat 2-0. Melo arriti që të shënonte në minutën e 41, ndërsa sulmuesi Soboëale mbylli historinë e kësaj ndeshje në të 55.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta të Skënderbeut për të dalë te goli, Laçi arriti të mbante portën e paprekur. Korçarët vinin në këtë ndeshje me fitoren e arritur kundër Partizanit dhe për këtë arsye, tre pikët vlejnë shumë për skuadrën e Josës. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “MCN TV”:

Mirel Josa: “Ne kemi marrë dy fitore radhazi, por për mua kjo nuk ka shumë rëndësi. Nuk është hera e parë që ndodh të marrë dy fitore radhazi, humbim tjetrën dhe pastaj vijmë këtu dhe flasim ndryshe. Mua më gëzon fakti që kam një ekip me djem të rinj. Mua më gëzon fakti që kam një ekip me djem të rinj dhe që luajnë me shumë përgjegjësi. Fola me trajnerin e Skënderbeut, është një djalë fantastik, ai ka idetë e tij, nuk kam se çfarë këshille t’i jap. Kemi kaluar të dy një moment të vështirë kur Tirana ra në Kategorinë e Parë”.

Gozdenovic: “Laçi e meritoi fitoren, duhet përgëzuar. Nuk jam i kënaqur me pjesën e parë, në të dytën ishim më mirë, me energji tjetër. Laçi e meritoi fitoren sigurisht. Sot na mungoi disi ekuilibri, prandaj dukeshim më dobët. Kjo nuk ishte ndeshja më e mirë. Ne kemi planin a dhe planin b, do të punojmë dhe do të përmirësohemi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online