Liverpooli po bën mirë këtë sezon me Arne Slot në krye, ekspertin holandez që pasoi Jurgen Klopp. Pas katër javëve, të kuqtë janë ekipi i vetëm që i kanë fituar të gjitha ndeshjet në Champions League. Ata kanë 12 pikë, dhjetë gola të shënuar dhe vetëm një gol të pësuar.
Dhe mbi të gjitha, lulëzojnë edhe në Premier League angleze. Pas 11 javëve, Liverpooli është i pari me 28 pikë, pesë më shumë se Manchester City i vendit të dytë.
Siç raportohet nga The Sun, Arne Slot është trajneri i vetëm në historinë e Premier League që nga viti 1992 që ka fituar deri në 15 fitore në stol në 17 ndeshjet e para në të gjitha garat.
Ai kaloi Carlo Ancelottin dhe Jose Mourinhon, të cilët kishin secili nga 14 fitore, ndërsa Antonio Conte, Maurizio Sarri dhe John Gregory kishin secili nga 13. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/