Kaloi nga Tirana te Partizani, Tefik Osmani tregon Hotin: Nuk na vendos askush kushte ne! Donte të luante, fushën aty e kishte…

Engjëll Hoti bëri një lëvizje disi të guximshme duke kaluar nga Tirana te Partizani. Megjithëse një “kontratë morale” ishte që mesfushori të mos shkonte te “rivalët e përjetshëm”, lojtari do të zyrtarizohej pikërisht në këtë ekip.

Por përse u largua Hoti nga Tirana? Tefik Osmani ka dhënë përgjigjen e qartë në “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës”. “Më përmendët Hotin. Ishte një marrëveshje mes klubit dhe lojtarit për të mbërritur në këtë vendim.

Nuk pranojmë nga askush që të na vendos kushte. Në momentin që lojtari nuk ndihet i lumtur dhe kërkon të luajë, atëherë të gjithë lojtarët dëshirojnë të luajnë dhe fusha është aty për ta treguar nëse e meriton apo jo. Të jeni të sigurt se askujt nuk i është ngrënë haku dhe Tirana është një nga ekipet e vetme që i ka dhënë më shumë besim të rinjëve”, mbylli Osmani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online