Kallaku debuton me fanellën e Lokomotivës, Dinamo e Zagrebit ia prish momentin e veçantë

Sherif Kallaku ka bërë debutimin e tij me skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit. Talenti kuqezi la Teutën dhe Superioren për t’u bashkuar “bandës së shqiptarëve“ në Kroaci. Ndeshja e parë për të do të ishte pikërisht derbi me Dinamon e Zagrebit.

Kallaku e ka nisur përballjen nga stoli, teksa në minutën e 54-t është thërritur nga trajneri i tij për të hyrë në fushë. Shifrat në atë moment ishin 3-0, por në fund lojtari shqiptar nuk ia del të bëhet protagonist për të ndryshuar fatin e takimit. Dinamo shënon edhe 3 të tjerë deri në fund të ndeshjes, duke groposur Lokomotivën me rezultatin 6-0 dhe duke i prishur paksa këtë moment të veçantë ish-sulmuesit të Teutës.

Për fat të keq kjo nuk ishte mënyra më e mirë për të nisur këtë aventurë të re, pavarësisht se me aftësitë e tij Kallaku pritet të lërë gjurmë në këtë sezon me kryeqytetasit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *