Kalendari zyrtar i Serisë A/ Juventus-Inter luhet në darkë, Milani në orarin e drekës

Tashmë është zyrtare. Serie A ka thënë fjalën e fudnit për ndeshjet e shtyra për shkak të koronavirusit. Ajo që spikat më tepër është derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit. Takimi i cili duhej të luhej në fundjavën që lamë pas do të zhvillohet të dielën e ardhshme, më datë 8 mars, në orën 20:45 të mbrëmjes. Serie A ka publikuar gjithë kalendarin e disa prej ndeshjeve të javës së shkuar që duhet të rekuperohen.

Ndërkohë sa i përket stadiumeve, ato do të jenë të boshatisura dhe do të ndeshjet do të luhen pa mbështetjen e tifozëve. Një gjë kjo që padyshim ia prish paksa hijeshinë edhe kryesfidës së javës. Ditën e diel do të zbresin në fushë edhe 8 ekipe te tjera, ndër të cilat edhe Milani apo Verona, në të cilën luajnë edh dy mbrojtësat shqiptar Marash Kumbulla e Amir Rrahmani. Ndërsa e hëna e ardhshme do të rezervojë vetëm një përballje, atë mes Sasuolos dhe Breshias./Sport Ekspres/

E dielë 8 mars

12:30 Parma – Spal

15:00 Milan – Genoa

15:00 Sampdoria – Verona

18:00 Udinese – Fiorentina

20:45 Juventus – Inter

E hënë 9 mars

18:30 Sassuolo – Brescia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online