Pas mbylljes së javës së tetë në Superiore, kampionati shqiptar rikthehet në mesjavë për të përmbyllur fazën e parë. Kështu ndeshjet ndahen mes atyre që do të zhvillohen të mërkurën dhe të enjten.
Tre përballje do të luhen në orën 13:00 në mesjavë, ndërsa Flamurtari-Vllaznia do të nisë në orën 16:00. Ndërsa ditën e enjte do të luhet edhe supersfida mes Partizanit dhe Skënderbeut në orën 15:00 për të mbyllur edhe këtë javë të Superiores. /Sport Ekspres/
E mërkurë
13:00 Kukësi-Luftëtari
13:00 Laçi-Teuta
13:00 Bylis-Tirana
16:00 Flamurtari-Vllaznia
E enjte
15:00 Partizani-Skënderbeu