Java e 21-të e “Abissnet Superiores” do të luhet e ndarë në dy ditë. Fundjava do të rezervohet për elitën e futbollit shqiptar, ku siparin e ngre një “finale” për mbijetesën. Egnatia pret Skënderbeun në Rrogozhinë të shtunën në orën 13:45. Të dyja skuadrat gjenden me nga 16 pikë të grumbulluara dhe ndodhen në zonën e ftohtë të renditjes, prandaj një fitore në këtë sfidë do të thotë shumë për objektivat e tyre.
Ndërkohë në po të njëjtën ditë, në orën 16:45 në kryeqytet luhet Partizani-Vllaznia. Të kuqtë po tregojnë rritje në javët e fundit dhe po afrohen gjithnjë e më shumë me ekipin shkodran. Të dielën do të zhvillohen 3 duelet e tjetra. Në orën 13:45 do të luhen paralelisht Kastrioti-Tirana dhe Laçi-Kukësi. Bardheblutë kanë një ndeshje të lehtë në letër, e cila i jep mundësinë të shkëputen më tepër nga kurbinasit. Kjo për faktin se Laçin e pret një sfidë e vështirë kundër Kukësit. Ndërkaq, në orën 16:45 do të zhvillohet edhe takimi i fundit i javës së 21-të të “Abissnet Superiores” mes Teutës dhe Dinamos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Java e 21-të e “Abissnet Superiores”
E shtunë, 19 shkurt
13:45 Egnatia – Skënderbeu
16:45 Vllaznia – Partizani
E dielë, 20 shkurt
13:45 Kastrioti – Tirana
13:45 Laçi – Kukësi
16:45 Teuta – Dinamo