“Edhe Cara këtu ka qenë, nëse shënon të shikon dhe Superiorja”, Meçja beson te Besa: Do e arrijmë vendin e tretë

Flavio Meçja ka qenë heroi në takimin e fundit të Besës, ku në fitoren 3-1 kundër Burrelit është autor i një dopiete. Sulmuesi i kavajasve ka dhënë një intervistë për emisionin “Sport Magazine” të moderuar nga Drilon Xhepollari dhe të transmetuar në “Ora News”, ku ka folur për ecurinë e tij dhe të ekipit, si dhe për objektivat për të ardhmen.

“Në radhë të parë të gjithë çunat janë shumë të gatshëm për çdo ndeshje të radhës. Mendoj që me ndjeshjet e radhës do kapim objektivat që kemi vendosur që në fillim si ekip. I kënaqur me golat dhe asistet? I kënaqur, por do ketë më shumë për mua për të ndihmuar ekipin. Edhe nga ekipi për të më ndihmuar mua.

Aty-aty janë ekipet. Nuk është ndonjë diferencë e madhe, 4-5 pikë nga vendi i tretë. Besoj se po të japim maksimumin do e arrijmë vendin e tretë për të shkuar në Superiore. Mendoj se nëse bën ndeshje të mira dhe bën gola ka shikim nga Superliga për Kategorinë e Parë. Edhe Tedi Cara te ne ka qenë. Bëri shumë gola, shumë asiste, lojëra të mira dhe shkoi aty ku është.

Një lojtar që ka shumë cilësi të mira, në atë fushë nuk mund ti shfaqë dot. Nëse ka një fushë më të mirë, mund ti dali loja më e mirë. Bëhet loja më e shpejtë, më e bukur. Kështu që Kategoria Superiore i ka këto cilësi dhe është mirë të luash aty dhe ti shfaqësh këto cilësi. Jo vetëm për mua, por edhe të tjerët. Ëndrra ime më e madhe është të luaj në nivelet më të larta të futbollit. Një nga këto është edhe Superliga shqiptare. Shpresat e Shqipërisë? Duhet shumë punë për të arritur deri aty. Besoj se me shumë punë do arrij edhe te Shpresat e Shqipërisë”, ka deklaruar Flavio Meçja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online