Kalendari/ Java e 17 e Superiores nis të premten dhe mbyllet të hënën, derbi i kryeqytetit do të jetë “qershia mbi tortë”

Është publikuar edhe kalendari për javën e 17 të “Abissnet Superiores“. Pesë sfidat e radhës do të luhen në katër ditë, duke nisur që nga e premtja e ardhshme e për të përfunduar mbrëmjen e së hënës. Vllaznia-Egnatia do të jetë ndeshja që do të hapë javën e 17 të kampionatit shqiptar në orën 16:45.

Ndërkohë të shtunën janë planifikuar të luhen paralelisht dy sfida në orën 13:45, ajo mes Teutës dhe Laçit dhe Partizani-Kastrioti, ekipe këto që vijnë me emra të rinj në krye të pankinës. Një ditë më vonë Kukësi do të presë në “Loro Boriçi“ Skënderbeun në 16:45, teksa i duhet ende të migrojë deri në momentin që ekspertët të japin miratimin për stadiumin e ri të “Kukës Arena“.

Në fund është derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Tiranës ai që vjen si “qershia mbi tortë” e javës së 17 të “Abbissnet Superiores“. Skuadrat do të sfidojnë njëra-tjetrën të hënën në mbrëmje në orën 19:45./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *