Kalendari i Serie A/ Alegri e nis me Napolin dhe Milanin që në javët e para, zbulohen datat e derbit të Milanos

Ditën e sotme është hedhur shorti për të përcaktuar kalendarin e sezonit 2021/2022 të Serie A. Kampionati italian do të nisë më datën 22 gusht, ndërsa përballjet e forta do të vijnë që në javët e para. Alegrin do e nisë me Napolin dhe Milanin rikthimin e tij në stolin e Juventusit, teksa do të ndeshet me këto dy skuadra në javën e 3-të dhe të 4-t të sezonit. Më 12 shtator bardhezinjtë do të udhëtojnë drejt Napolit, ndërsa më 19 shtator presin në shtëpi kuqezinjtë e Piolit.

Derbi i parë i Italisë do të jetë ai i kryeqytetit, që në 26 shtator vë përballë Murinjon dhe Sarrin në eksperiencën e tyre të parë në kryeqytetin romak. Sa i përket derbit të Milanos duhet të presim deri në 7 nëntor. Ndërkohë Interi do të luajë derbin e Madoninës me Juventusin 24 tetor, ndërsa “zonja e vjetër” pret një javë më parë ekipin e Romës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *