Kalendari i javës së 18-të, ndryshon orari për Superioren

Në fundjavë do të zhvillohet dhe java e fundit për këtë vit kalendarik, çka shënon dhe fundin e fazës së dytë të Superiores. Ndeshjet janë ndarë në tre ditë, duke nisur nga e premtja e deri të dielën.

Kamza dhe Skënderbeu do të përballen mes tyre të premten në orën 13:30, ndërkohë që tre orë më vonë, Tirana pret Flamurtarin në “Selman Stërmasi”.

Dy ndeshje do të zhvillohen dhe ditën e shtunë. Luftëtari dhe Partizani do të masin forcat në stadiumin e Gjirokastrës. Dueli nis në orën 13:30, ndërsa në orën 16:30 është radha e një tjetër përballje. Teuta pret Laçin në “Niko Dovana” të Durrësit.

Ndeshja e fundit është ajo Kukësi-Kastrioti. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Kamzës, që do të presë dy ndeshje brenda 3 ditësh. Takimi mes dy ekipeve veriore nis në orën 13:30.

JAVA E 18-TË  

E PREMTE
13:30 – Kamza – Skënderbeu
16:30 – Tirana – Flamurtari

E SHTUNË
13:30 – Luftëtari – Partizani
16:30 – Teuta  – Laçi

E DIEL
13:30 – Kukësi – Kastrioti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *