Sulejman Starova ka komentuar shortin e Shqipërisë teksa ishte i ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Pak më parë është bërë i ditur edhe kalendari i plotë, teksa Shqipëria e nis në transfertë me Polonisë. “Gjëja e mirë është që ne shkojmë në transfertë me Poloninë.
Aty jemi për dy rezultate, fitore dhe barazim. Nëse do të luanim në shtëpi, do të ishte më keq për ne. Nuk është ose fitore ose nuk ka tjetër. Trajneri? Nuk është mirë të shkojmë me trajner të ri në ndeshje të parë me Poloninë. Reja duhet të largohet që para këtyre miqësoreve, duhet të ndahemi, për respekt të moshës dhe të gjithave”, tha Starova. /Sport Ekspres/