Barcelona ka ndërmarrë një nismë të veçantë për datat 6 dhe 11 qershor. Tashmë tifozët katalanas mund të bëjnë ëndrrën realitet, pasi kalçetot me miqtë mund ti luajnë në… “Camp Nou”.
Klubi blaugrana u jep mundësinë tifozëve që të zbresin nga tribunat në fushë, për të zhvilluar takime mes miqësh, që do të zgjasin nga 60 minuta. Pagesa që duhet të kryhet kap shifrën e 300 eurove për person./Sport Ekspres/