Flet zbuluesi i talenteve kuqezi. Mauro Biankezi sot është “scout” te Lacio, por në të shkuarën ka qenë pjesë e Milanit…
Mauro Biankesi, aktualisht drejtues i Lacios dhe ish përgjegjës i aktivitetit bazë dhe scouting te Milani U-14, ka folur për “Premium Sport” në lidhje me shumë operacione që në të shkuarën ka bërë dhe ka sjellë futbollistë që sot po shkëlqejnë në radhët e kuqezinjve. “Projekti te Lacio është që të vlerësojmë të gjithë sektorin e të rinjve, me një projekt që 8-vjeç. Objektivi është që t’i çojmë në ekip të parë. Similituda mes këtij dhe projektit që kisha te Milani janë bazat, një pronësi e fortë dhe italiane ashut si edhe te Milani. Te Milani kisha Berluskonin dhe Galianin”..
Por, si u zbuluan disa futbollistë për të cilët sot flitet shumë: Donaruma, Lokateli, Kutrone, Galjardini, Konti, Kristante dhe të tjerët: Nëse i thua të gjithë janë shumë. Kanë kaluar vite. Disa i njoh që të vegjël, si Kutronen, që 8-vjeç. Donaruma? Ishte një operacion shumë i shpejtë. E pamë në një fushë të vogël dhe mora Galianin, ishte ora 20:00… Në 9 të mëngjesit u kthyem dhe folëm me familjen Donaruma në seli. Ditën tjetër duhet të firmoste me Interin. Kutrone? Duhet të falënderoj një tjetër person që e ndoqi Patrikun. Shkoi te Interi por aty nuk i dhanë përgjigje, ndaj vendosëm ta shihnim. Pas dhjetë minutash takova të atin dhe i shtrëngova dorën: po të marr tët bir! Këto familje janë forca e djemve, sepse të japin fjalën dhe nuk e luajnë. Shpenzuam 1500 euro për të. Lokateli? Asnjë qindarkë, ndërsa Kalabria kushtoi vetëm 1200 euro”.