Kaja e ka mbyllur te Besa, e ardhmja në Superiore

Mbrojtësi me përvojë ka lënë ekipin kavajas për arsye objektive, ashtu si dhe disa lojtarë të tjerë. Gjysmën e dytë të sezonit pritet të luajë në elitë

Fatjon Rupi

Në verë bëri bujë rikthimi i presidentit Nexhat Bizhdili pranë Besës dhe të gjithë menduan se do të ndërtohej një skuadër e denjë për ta rikthyer atë në Superiore, ku mungon prej disa sezonesh. U afruan emra të njohur, shumë prej tyre me një të kaluar te Besa, siç janë Ervis Kaja dhe Erand Hoxha, por edhe sulmuesi Mario Morina dhe ndonjë tjetër. Tani që janë luajtur 12 javë nga ky kampionat, skuadra e drejtuar nga trajneri Bledar Sinella është shumë larg objektivit sezonal në Grupin A,pasi nuk ka marrë rezultatet e duhura, madje ka gabuar edhe në fushën e saj. Dhe ç’është më e keqja, në vazhdim Besa rrezikon të luajë me lojtarë të rinj, sepse shumë nga titullarët janë drejt largimit, për të mos thënë se e kanë mbyllur tashmë aventurën kavajase. Tifozët e skuadrës verdhezi duhet të kthehen sërish me “këmbë në tokë”, pasi Besa vazhdon të notojë, me sa duket, në të njëjtat ujëra.

KAJA – Duke parë organizimin që po bëhej në verë, disa nga futbollistët kavajas vendosën t’i bashkohen projektit të rikthimit të Besës në Superiore. Madje, e bënë me dëshirë shumë të madhe këtë gjë, duke qenë se bëhej fjalë për ekipin e qytetit të lindjes, ku kanë hedhur hapat e parë si futbollistë. Por entuziazmi ra shpejt për arsye nga më të ndryshmet, kryesisht organizative dhe financiare. Mbrojtësi Ervis Kaja, i cili luan edhe në mesfushë, ka kohë që nuk është paraqitur në skuadër dhe duket se ka mbyllur gjithçka me Besën. 30-vjeçari është zhgënjyer, pasi gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç ai kishte menduar dhe dëshiruar. Tashmë po mendon për ta vazhduar këtë sezon me një skuadër tjetër dhe objektivi është rikthimi në Superiore. Kaja, duke qenë një lojtar me shumë përvojë, pasi më parë ka luajtur për skuadra si Besa, Laçi, Tirana, Apolonia, Korabi dhe të tjera, ka një ofertë nga Superiorja, por edhe një tjetër nga Kategoria e Parë. Ka kohën e duhur për të marrë një vendim të pjekur, por i sigurt duket fakti se ai ka mbyllur gjithçka me Besën dhe jo për fajin e tij, pasi dëshira ishte e madhe për ta kthyer atë në elitën e futbollit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online