Tifozët janë bukuria e futbollit dhe mungesa e tyre sikur e ka zbehur paska emocionin në fushën e lojës. Tifozeritë kryesore shqiptare e kanë shprehur dëshirën e madhe për tu rikthyer në shkallët e stadiumit, megjithatë qeveria shqiptare e ka bërë të qartë që nuk mundet të plotësojë këtë kërkesë.
Në emisionin e Enkelejda Zekos në “Syri TV”, sekretari i Ligës Profesioniste të Futbollit në Shqipëri, Dritan Kadia i ka bërë thirrje të qeverisë të rikthejë mbështetësit e skuadrave në stadium, siç bëri me rihapjen e lokaleve dhe bareve, të cilat janë të tejmbushura dhe pa ruajtur distancat minimale.
“Kafet janë mbushur plot, është absurd që stadiumet shqiptare vazhdojnë të jenë bosh. Protesta e 10 tetorit bëhet që çështja të shkojë tek kryeministri dhe ai të bëjë një reagim pozitiv për të plotësuar kushtet e klubeve të Superligës”, tha Kadia. /Sport Ekspres/