Ergys Kaçe do të vijojë aventurën e tij me Panathinakosin në Greqi. Mesfushori shqiptar, që u huazua në fazën e dytë të sezonin e shkuar në Athinë, pasi kartoni i tij është ende në pronësi të PAOK-ut, u aktivizua vetëm 10 ndeshje, por megjithatë skuadra bardhejeshile ka vendosur që të rinovojë këtë huazim edhe për një tjetër sezon.
Sipas burimeve të sigurta të gazetës “Sport Ekspres”, dy klubet kanë arritur një akord pasditen e sotme, ku ishte i pranishëm edhe agjenti i futbollistit, duke rënë dakord për këtë zgjidhje, që kënaq të dy palët.
Kështu, 60% të pagës do ta paguajë skuadra e Athinës, ndërsa 40% skuadra e Selanikut, teksa Kaçe do të përfitojë rreth 340 mijë euro për sezonin tjetër.
Kujtojmë që Kaçe nuk është më xhiron e kombëtares, për shkak të ecurisë aspak pozitive sezonin e shkuar, por bëhet fjalë për një futbollist që është vetëm 24 vjeç dhe ka ende një karrierë përpara tij.