Kaçaj i çudit të gjithë me vlerësimin, kundër rrjedhës: Se ke marrë vesh ti? Reja nuk është trajner

Një gjë është e sigurt në Shqipëri, sado arritje të bëhen, kritikat nuk do të mungojnë. Fundja, kur ishin për De Biazin që arriti edhe historinë duke na dërguar në Europian për herë të parë, mund të pritet gjithçka.

Reja na ka rikthyer Shqipërinë që na mungonte, duke fituar edhe dashurinë e gjithë tifozëve. Por ish-futbollisti i Kombëtares, Salvador Kaçaj, del kundër rrjedhës dhe shprehej çuditërisht se është ekipi i De Biazit ky i Rejës. Por nëse shohim gjithë formacionin, nuk dallojmë thuajse asnjë të njëjtë me periudhën e mëparshme.

“Nuk ka ndërruar gjë ky trajner. Ky është ekipi i De Biazit. Ajo është bërthama e De Biazit. A doje batutë? Ja pra, po ta them. Se ke marrë vesh akoma ti? Nuk është Reja trajner, një 75-vjeçar”, ka thënë Salvador Kaçaj për “Pressing”. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online