Ka vite aty dhe thotë që tani është fillimi”, Murinjo ironizon Artetën: Nuk do e bëja dot kurrë te Reali

Zhoze Murinjo ka tërhequr sërish vëmendjen me deklaratat e tij. Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, trajneri i Realit të Madridit ka thumbuar Mikel Artetën. Ai është shprehur se kurrë nuk do të deklaronte pas shumë vitesh në krye të detyrës se tashmë është ende fillimi.

“Shoh diçka interesante që nuk do të ndodhte te Real Madridi. Mikel Arteta e rinovoi kontratën dhe tha diçka të tillë: ‘jemi ende duke filluar, ky është vetëm fillimi…’. Ndërkohë që ai është aty prej vitesh. Kërkesat këtu janë thjesht të ndryshme”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Sport Ekspres/