“Ka trajner që bëhen vegla të presidentëve, unë nuk jam ai tip”, Duro: Ndoshta prandaj më kanë larguar, Logo të mos çuditet

Trajneri Longo krijoi një vorbull të madhe mediatike me deklaratën e tij ku vinte në dyshim të ardhmen në stolin e Kukësit. Presidenti Gjici do të hidhte poshtë çdo mendim që e dërgonte teknikun italian larg klubit verilindor, duke qetësuar kështu opinionin sportiv. Në analizën e tij për emisionin “Sport News” në “News 24” të moderuar nga Enxhi Biba, Shpëtim Duro duket i bindur se Longo nuk do të largohet nga pankina e Kukësit. Më tej ish-trajneri i Laçit tregon edhe për marrëdhëniet që ekzistojnë mes presidentëve dhe trajnerëve, me këta të fundit që ndodh të pranojnë të bëhen vegla të krerëve të klubeve, që të cilën vetë nuk ka pranuar ta bëjë asnjëherë.

“Unë gjykoj që nuk është arsye rezultatesh, sepse në katër javë momentalisht Kukësi është në pozita të mira, në vendin e dytë. Mund të ketë probleme të brendshme. Por unë jam i bindur që nuk do të largohet. Këta trajnerët e huaj kur vijnë ndryshe e bëjnë atë presionin. Ky është një trajner i ri, me sa di unë hera e parë që drejton një skuadër. Mund të ketë edhe probleme, sepse nuk është njësoj të punosh zëvendëstrajner apo anëtar i një stafi teknik se sa të punosh trajner.

Unë flas në emrin tim personal. Ka trajner që bëhen edhe vegla të presidentëve, por unë për sa kohë kam punuar te Kukësi nuk kam pasur asnjë lloj ndërhyrjeje. Jo vetëm te Kukësi, po te çdo skuadër. Unë kam mënyrën time të punës. Ndoshta ndonjëherë presidentët kërkojnë pak më shumë. Sigurisht kanë të drejtë, sepse investojnë. Kështu që ka trajnerë që e pëlqejnë bashkëpunimin dhe ndërhyrjen e presidentin.

Unë jam ai tip trajneri që nuk e pëlqen. Ndoshta kjo është arsyeja që unë, po i referohem jo vetëm Kukësit. Unë me Kukësin kisha rezultate, u largova në vendin e dytë, isha pretendent për titullin kampion, por një barazim në minutat e fundit me Teutën… Pra nuk është çudi në vendimmarrjen e drejtuesve. Ai të mos çuditet“, ka thënë Shpëtim Duro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *