“Ka shumë të mira mungesa e Kristiano Ronaldos”, Cambiaso flet për Juventusin para Barcelonës

Kristiano Ronaldo nuk do të jetë i gatshëm për Juventusin në ndeshjen kundër Barcelonës. Një goditje e rëndë për tifozët e bardhezinjëve dhe njëkohësisht për sportdashësit në Europë ishte rezultati i testit së Koronavirusit që mbërriti mbrëmë nga ylli portugez, atje ku vazhdon që të mbetet i infektuar nga pandemia.

Pikërisht për këtë arsye nuk do të ketë mundësinë që të luajë kundër Barcelonës, duke humbur mundësinë e përplasjes me Mesin. Në një intervistë për “Sky”, Estaban Cambiaso e sheh ndryshe situatën dhe kërkon që te Juventusi të mos pezmatohen.

“Është e vërtetë që Ronaldo do të humbasë mundësinë për të luajtur me Juventusin, por le ta kthejmë këtë situatë në pozitive. Juventusi ka mundësinë që të lejojë futbollistë e tjerë që të rriten. Përshembull kemi Kulusveskin, ka mundësinë për të vendosur një ndeshje kundër Barcelonës. Po tregon shumë vlera në kampionat dhe është gati për përgjegjësi të tilla”, ka thënë Cambiaso. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online