“Ka shumë talente, është bërë progres”, zyrtari i UEFA-s vlerëson Turneun e Ekipeve Rajonale

Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale ka nisur që prej datës 6 dhjetor dhe në të po marrin pjesë ekipet përfaqësueseve të tetë Zyrave Rajonale të FSHF-së. Në ndeshjet e luajtura deri më tani për grup-moshat U-15 dhe U-14 futbollistët e vegjël kanë dhuruar emocione dhe gola, duke shfaqur edhe një rritje të vazhdueshme të nivelit që ofron ky kompeticion, ndërkohë që në ditët më vazhdim do të luhen edhe ndeshjet për grup-moshën U-13 ku do të përcaktohen gjithashtu finalistët.

Këtë herë turneu është ndjekur edhe nga përfaqësuesi i UEFA-s, Roger Meichtry, i cili është këshilltar për programin “Elite Youth Development”. Në fakt, nuk është hera e parë që zyrtari i UEFA-s ka ndjekur ndeshjet e turneut rajonal, pasi ai ka qenë edhe në edicione të mëparshme i pranishëm. Pasi ka vëzhguar disa ndeshjet nga ndeshjet në Tiranë dhe në Fier, Meichtry ka zhvilluar edhe një takim me Drejtorin Teknik të FSHF-së, Giancarlo Camolese, Drejtorin e Departamentit të Ekipeve Kombëtare, Dritan Babamusta dhe zyrtarë të tjerë të Federatës së Futbollit, ku është diskutuar për ecurinë e turneut si edhe për gjërat që duhen përmirësuar në të ardhmen.

Në një prononcim për Fshf.org, Meichtry foli për programin “Elite Youth Development” si një mundësi e shkëlqyer për djemtë nga rajone të ndryshme që të krahasohen mes tyre në fushën e blertë.Zyrtari i UEFA-s u shpreh i kënaqur me zhvillimet e vazhdueshme në futbollin e fëmijëve në Shqipëri, duke pranuar se progresi është i dukshëm dhe se niveli i futbollit që vjen nga zyrat rajonale është duke u rritur gradualisht.

“Ju e dini, ne kemi programin ‘Elite Youth Development’ dhe të gjitha shtetet në Europë po marrin pjesë në këtë projekt. Ne vizitojmë çdo shtet të paktën një herë në vit, për të ndjekur dhe për të dhënë mbështetjen tonë për projektin.

Unë mendoj se është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë fëmijët nga rajone të ndryshme për të luajtur së bashku, për të bërë këtë turne në mënyrë që të krahasohen me djemtë e tjerë të rajoneve dhe është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë fëmijët e trajnerët gjithashtu”, – tha Këshilltari i UEFA-s për programin “Elite Youth Development”, duke shtuar se ka parë shumë lojtarë të talentuar në turneun e ekipeve përfaqësueseve rajonal.

“Unë mendoj se ju realisht duhet të reflektoni për hapësirën ku luani. Ndoshta do të ishte më mirë që ata të luajnë në sipërfaqe jo aq të mëdha, që të kenë më shumë kontroll të topit, më shumë aftësi teknike, por unë shoh shumë lojtarë të talentuar dhe është kënaqësi të shohësh këto ndeshje”, – tha Roger Meichtry.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online