Ka shpërthyer me Salzburgun, sulmuesi shqiptar ishte një hap larg klubit të Serie A

Mërgim Berisha po zhvillon një sezon fantastik me Salzburgun, ku ka shpërthyer me gola. Shtatë të tillë i numëron në kampionatin austriak, ndërsa 4 herë ia ka dalë të tundi rrjetën edhe në një kompeticion madhor si Champions League, madje duke i shënuar një portieri si Manuel Nojer. Salzburgu ka shërbyer si një trampolinë mjaft e mirë për lojtar si Haland dhe së fundmi Zobozlai, ndërsa të njëjtin fat mund ta kishte edhe Berisha.

Sampdoria kishte rënë në gjurmët e sulmuesit me origjinë shqiptare. Transferimi ishte një hap larg, por kërkesa e austriakëve për shërbimet e lojtarit u cilësua si e lartë nga klubi i Serie A. Drejtuesit e Salzburgut dëshironin të arkëtonin 7 milionë euro nga shitja e Mërgim Berishës, shifër kjo që në kushtet e krijuara nga kriza e pandemisë nuk u pranua nga Sampdoria. Megjithatë mbetet për t’u parë në merkaton dimërore, ku në rast se skuadra italiane do të shesë lojtarë nga grupi aktual, atëherë mund të synojë sërish afrimin e shqiptarit në ekip./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online