Ka qenë pjesë e Lacios dhe shihej me prespektivë të madhe, Skënderbeu merr portierin e njohur për tifozët shqiptarë

Skënderbeu ka bërë goditjen e radhës në merkaton e verës. Korçarët janë rikthyer në elitën e futbollit shqiptar, duke u shpallur kampion në Kategorinë e Parë. Përforcimi i tyre i ri mban emrin e Marco Alia sipas asaj që raporton “Oversport”.

Ky i fundit ishte pjesë e Lacios dhe shihej me prespektivë të madhe për Kombëtaren. Megjithatë karriera e tij nuk shkoi ashtu siç pritej dhe së fundmi lojtari ka zgjedhur që të jetë pjesë e Skënderbeut. Korçarët janë të bindur se ky portier mund t’i jap shumë kontribut në vazhdimësi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *