Egnatia ka bërë një zyrtarizim jo pak të zhurshëm pas ardhjes të Raphael Dwamena. Ky i fundit ka luajtur në skuadra të njohura më parë, mes të cilave edhe Levante apo Zurich. Zyrtarizimi i fundit nga Egnatia është raportuar edhe nga media zvicerane, 4-4-2, pasi Dwamena ka luajtur më parë te Zurich.
Sipas kësaj media zvicerane, Dwamena është rikthyer në futbollin profesionist pas zyrtarizimit te Egnatia, pasi së fundmi ishte pjesë e BSC Old Boys e cila luan në kategorinë e pestë të Zvicrës. 4-4-2 ka treguar se sulmuesi ka një problem me zemrën dhe mjekët e kanë këshilluar që të mos kthehet në nivelet e futbollit profesionist që në 2019.
Por Dwamena është i bindur se do të ketë një “jetë të dytë”. Mund ta themi kështu pasi e para “u mbyll” në verën e 2017 teksa thuajse u zyrtarizua te Brighton në Premier League, por ishin testet mjekësore që ndryshuan gjithë rrjedhën e ngjarjes. /Sport Ekspres/