“Ka probleme me shpejtësinë e lojës”! Në Poloni flasin për Muçin, Legia dënon në mënyrë shembullore afrimin e dimrit

Te Legia është hapur si temë merkato dimërore e bërë nga klubi që nuk ka rezultuar shumë efikase. Një çështje e fundit është ngritur pas veprimit të sulmuesit Rusyn, që iu bashkua kampionëve të Polonisë në merkaton e fundit.

Për shkakun e problemeve të dukshme në aspektin fizik dhe që ishte tërësisht larg pritshmërive të klubit, u mendua që së bashku me Yaxshiboyev dhe Levchuk të dërgohej në ekipin e dytë të rezervave. Në këtë mënyrë do të kishte më shumë minuta aktivizimi dhe që të përgatiteshin për ekipin e parë.

Por Rusyn nuk e priti aspak mirë këtë vendim të Legias që të luante në nivelin e tretë të futbollit të Polonisë duke refuzuar që të luajë me rezervat. Pikërisht për këtë arsye Legia ka marrë vendimin e ri duke e detyruar Rusyn që të luajë edhe për dy javët e ardhshme me ekipin e dytë në formën e dënimit shembullor.

Pas gjithë kësaj ngjarje, në Poloni ngrejnë pyetjen: “Çfarë ndodhi me merkaton e dimrit të Legias? Rusyn është fytyra e problemeve të transferimeve”. Por sipas “Sport.tvp”, Ernest Muçi është shpresa e vetme për të treguar se ndërhyrjet në merkaton e dimrit nuk ishte totalisht dështim.

“Rusyn bëhet fytyra e problemeve dimërore te Legia me transferimet. Yaxshiboyev i lartpërmendur u shfaq në fushë pas më shumë se një muaj stërvitje. Uzbek luajti 90 minuta në ndeshjen e humbur 3-1 midis rezervave të Legia dhe Legionovia. Ai është ende larg përbërjes së ekipit të parë.

Shpresat më të mëdha mund të mbështeten tek Ernest Muci. Shqiptari nënshkroi kontratën duke luajtur rregullisht në KF Tirana. Deri tani mblodhi 68 minuta në tre ndeshje. Tani për tani, nuk është në gjendje të luajë një rol të madh te Legia, sepse problemi i tij me përshtatjen në Ekstraklasa sa i përketit aspektit fizik është i dukshëm dhe ka probleme me shpejtësinë e lojës”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online