“Ka përmirësim krahasuar me të mërkurën”, Myleri bën ironi pas ndeshjes në kampionat: Kësaj here anësori nuk e ngriti flamurin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Tomas Myleri nuk i ka kursyer ironitë në lidhje me arbitrimin e Marciniakut në ndeshjen gjysmëfinale kundër Realit të Madridit. Mesfushori gjerman i është kthyer përsëri asaj mbrëmjeje të hidhur në deklaratën e dhënë për “DAZN”-in. Bajernit iu anullua një gol në përballjen e sotme kundër Volfsurgut, çka ka shtyrë Mylerin të ngrejë paralele me rastin e golit që iu anullua De Ligtit në “Santiago Bernaeu”.

“Në këtë ndeshje anësori nuk e ngriti flamurin e tij! Ky padyshim që është një përmirësim në krahasim me të mërkurën”, ka deklaruar me ironi Tomas Myleri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/