“Ka pasur zëra nga Serie A”, Selmani zbulon merkaton: Menemespori i do të 3 lojtarët e Superiores, më ka pyetur edhe mua

Gentian Selmani po ecën në hapat e duhur në karrierën e tij, duke e bërë shumë shoejt kapërcimin nga Superiorja drejt Ligës së Dytë të Turqisë. Portieri shqiptar ia ka dalët të zërë vendin e tij në katerkëndëshin e Menemesporit, ndërsa ka tërhequr edhe vëmendjen e klubeve të tjera, ku nuk mungojnë as ato nga Serie A. Në një intervistë me gazetarin Altin Sulçe në “Ora TV“, Selmani konfirmon interesimin për të, ndërsa tregon se në qershor do të zbresë sërish në fushën e lojës.

Ndërkohë, paraqitjet e tij pozitive kanë lënë shije të mirë te drejtuesit, të cilët po kërkojnë emra të tjerë nga Superiorja. Muçi, Kallaku dhe Çinari kanë tre objektivat e Menemesporit, të cilët kanë marrë edhe një mendim nga portieri kuqezi një lidhje me ta, përpos faktit që i kanë ndjekur edhe vetë nga afër. Selmani shprehet se ëndrra e tij është të debutojë me Kombëtaren e Shqipërisë edhe pse ka një konkurencë të fortë me dy portierë që luajnë në nivele të larta si Berisha apo Strakosha.

“Emri im është lakuar për në Serie A. Ka pasur zëra, por nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete. Për momentin nuk është se e kam shumë mendjen te merkato. Ne tani kemi marrë lajmin se në qershor do të rifillojmë kampionatin dhe do të përgatitemi sa më mirë që ta mbyllim në mënyrën më të mirë kampionatin. Të them të drejtën ka qenë një eksperiencë pozitive. Unë jam munduar që ditën e parë kur kam ardhur të stërvitem sa më shumë që të jem i disiplinuar dhe të jap gjithçka në fushë. Deri tani mund të them se ka shkuar mirë dhe shpresoj që të vazhdoj akoma më mirë.

Ofertat nga Turqia? Nuk e di, nuk mund të them asgjë për momentin. Me atë punë merret menaxheri dhe klubi, kam ata që merren me këtë gjë. Trajnerët tanë kanë ndjekur Muçin, Kallakun dhe Çinarin dhe i kanë pëlqyer. Edhe mua gjithashtu më kanë pyetur dhe i kam thënë më shumë sepse i njoh. Për të tre më kanë pyetur nëse i njoh çfarë lojtarësh janë, por edhe ata i kanë parë vetë ndeshjet dhe e kanë krijuar vetë idenë. Dëshira është që ata të jenë pjesë e Menemesporit është, por duhet parë se sa do të kërkojnë klubet dhe si do bien dakort. Domgjoni ishte në plan që të merrej që në verë, kur erdha edhe unë. Ishte plani të vinim të dy, por pati një mosmarrëveshje dhe u transferua në janar. Kudo që ta kem mundësinë, por të vijë një mundësi e mirë do e diskutoj me menaxherin e me klubin dhe mund të kem mundësinë.

Ëndrra ime është që të kem mundësinë të debutoj me Kombëtaren. Pastaj do luftoj sa më lart në karrierë, do mundohem që të punoj sa më shumë dhe me pak fat shpresoj që t’ja arrij. E di që përballë kam portierë cilësorë në Kombëtare, por edhe shansi mund të më jepet. Ndoshta mund të ketë edhe ndonjë dëmtim apo ndonjë mungesë dhe shpresoj që të bëj debutimin. Nuk është se po kërkoj të jem titullar gjithë kohës. Më mungon pak atmosfera në Superiore, por u bënë gati 8-9 muaj këtu dhe duhet të vazhdoj përpara”, ka thënë Gentian Selmani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online