“Ka oferta shumë serioze për të”! Zytari i Sivaspor tregon se Rei Manaj do të largohet në merkaton e verës: Fola me Manajn

Rei Manaj është duke përjetuar një sezon fantastik te Sivaspor. Për shkak të golave të shumtë që ka realizuar ky futbollist, ofertat nuk mund të mungonin për të. Në një deklaratë të fundit për shtyp, zyrtari i Sivaspor, Gokhan Karagol, ka folur rreth situatës së Manajt duke lënë të kuptohet se largimi në merkaton e verës është i pashmangshëm.

“Ne jemi pranë të gjithë futbollistëve tanë. Një nga arsyet pse është rritur performanca e Rey Manajt është marrëdhënia jonë e mirë me të. Vendimin tonë për Rey Manajn do ta marrim në fund të sezonit. Kemi edhe 11 ndeshje të tjera përpara. Unë fola me të dhe ai tha: “Unë e dua shumë Sivasporin dhe po mendoj për 11 ndeshjet e mbetura. Ky vend më shtoi shumë vlerë”, tha Manaj.

Nëse dëshironi të luani futboll në Sivaspor, do të keni sukses. Na duhen emra të rinj. Për Rey Manaj ka oferta shumë serioze. Ne e duam shumë Rey Manajn dhe lojtarët tanë të tjerë. Po i kushtojmë vëmendje të gjithëve,” tha Gokhan Karagol. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online