Ka nxjerrë leksione nga Reali, Guardiolën nuk e gëzon fitorja 3-0: Rezultat i pabesueshëm, por e di se çfarë do të thotë të luash në Mynih

Josep Guardiola është paraqitur në konferencë për shtyp pas fitores së thellë 3-0 kundër Bajernit të Mynihut në Ligën e Kampionëve. Pavarësisht një rezultati të tillë, trajneri spanjoll nuk e lejon veten të mbërthehet nga euforia. Ndoshta eliminimi i vjetshëm nga Reali i Madridit, i cili shënoi tre golat e përmbysjes në minutat e fundit të ndeshjes, ka bërë që Guardiola të nxjerrë leksione. Kreu i pankinës së Mançester Sitit është shprehur se e di se ç’do të thotë të luash në Mynih, prandaj duhet të bëjnë kujdes në ndeshjen e ardhshme.

“Për 55-60 minuta ishte një ndeshje e ngushtë, një ndeshje e mirë në Ligën e Kampionëve, mes dy skuadrave kryesore. Ne nuk arritëm të kontrollonim krahët pas golit të Rodrit dhe i dhamë shumë hapësirë. Ata ishin superiorë ndaj nesh në 10-15 minutat e para, ata patën shanse. Është një rezultat i pabesueshëm, por e di se çfarë do të thotë të luash në Mynih. Do të na duhet një ndeshje tjetër e rëndësishme”, ka deklaruar Josep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online