Nga Klaudio Ndreca
Kulusevski ishte futbollisti që të gjithë tifozët e Juventusit kishin vështrimin në përballjen me Romën, pa lënë shumë pas këtu edhe debutimin e Moratës. Por futbollisti nga i cili pritej shumë ishte talenti Kulusevski që ka një të ardhme të ndritur përpara dhe aftësitë e tij i shpalosi që në përballjen e parë me Juventusin.
Shumë pritej nga ky djalosh dhe ndaj Romës diçka nuk shkoi. Në mbulimin e Marash Kumbullës do të venitej së tepërmi, duke mos bërë asgjë për t’u mbajtur mend në atë përballje. Trajneri Fonesca i kishte lënë si detyrë mbrojtësit të Shqipërisë që të shkonte dhe të ushtronte menjëherë presing sapo Kulusevski të kapte topin.
Duke parë gjendjen e vështirë, trajneri Pirlo i ndërroi krahun duke e dërguar në qendër për t’i shpëtuar mbulimit të Kumbullës, derisa u zëvendësua. Lojtari shqiptar mori vlerësimin më të lartë nga mediat në Itali pas Verteout dhe Ronaldos që realizuan nga dy gola secili, ndërsa vetë shoku i ekipit dhe i mbrojtjes së Romës, Ibanez, mbeti i mahnitur: “Kumbulla ka një qëndrim të pabesueshëm, ka shumë besim te ndërhyrjet e tij, është duke na ndihmuar shumë në mbrojtje”, u shpreh menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë. Vetëm 45 minuta i mjaftuan Kumbullës për të treguar aftësitë e tij dhe për t’i bindur të gjithë te Roma, duke nisur nga vetë shokët e ekipit. /Sport Ekspres/