Ka ndikuar te trajneri për formacionin? Presidenti i Craiovas e thotë hapur: Po edhe sikur t’i kem thënë, pse kam bërë keq?

Te Craiova ka plasur skandali pas humbjes së marrë me Laçin. Presidenti Sortin Cartu zgjodhi që të largonte menjëherë trajnerin Ouzounidis. Ky i fundit ka shpërndarë informacione në mediat greke se arsyeja e shkarkimit të tij nuk ishte humbja e marrë në Shqipëri. Sipas versionit më të ri presidenti i Craiovas kërkonte që të ndërhynte në formacion për të vendosur lojtarët që preferonte, por propozimi nuk është pranur nga Ouzounidis.

Për këtë arsye edhe tekniku grek u shkarkua me rastin e parë. Nga ana tjetër presidenti Sortin Cartu ka folur hapur mbi këtë çështje dhe nuk sheh asnjë problem. “Nuk mendoj se e ka thënë Ouzounidis. Sepse unë nga ato që di për trajnerin dhe diskutimet që kemi bërë për futbollin, nuk kam përfshirë kurrë një listë me lojtarë. Është marrëzi. Kam lexuar se i kam thënë që të luajë Lazari dhe Gama. Epo, po sikur t’i kemi thënë…ishin të rinjë këta lojtarë apo të huaj? Pse kam bërë keq? Nuk ka pasur diçka të tillë”, tha Cartu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *