“Ka më shumë fëmijë sesa gola!” Rivali i Armando Sadikut te Las Palmas, Jese Rodriguez bëhet baba për herë të 6 me femrën e 4

Jese Rodriguez do të debutonte me Realin e Madridit në vitin 2013, ndërsa shihej si një sulmues me të ardhmen e garantuar për të qenë ylli i futbollit europian. Por një dëmtim i pësuar në gju në ndeshjen ndaj Shalkes bëri që Jese të mos rikthehej më në formën e mëparshme. Pas saj, lojtarin e kanë pasuar skandalet e mëdha që kanë ndodhur jashtë fushës së blertë.

Tashmë Jese ka pesë fëmijë me tre femra të ndryshme. Disa vite më parë, ish e dashura e tij, Aurah Ruiz, e akuzoi se po neglizhonte fëmijët që kishin probleme shëndetësore dhe nuk i interesonte aspak. Së fundmi mediat spanjolle tregojnë se Jese Rodriguez është në pritje të fëmijës së gjashtë, këtë herë me Rocio Amar.

Në gjithë këto vite duhet të themi se Jese Rodriguez ka ndihmuar më tepër në lindjen e fëmijëve sesa në shënimin e golave. Nga sezoni 2018-2019 deri në këtë aktualin, sulmuesi 28-vjeçar ka realizuar vetëm gjashtë gola. Tashmë Jese duhet të luftojë me Armando Sadikun për një vend titullari te Las Palmas. Në ndeshjen e fundit ishte sulmuesi shqiptar që u preferua si titullar, por menjëherë pas hyrjes në fushën e blertë, Jese do të shënonte pas 5 minutash ndaj Valladollid. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *