Sodiq Atanda ka qenë i ftuari i radhës në “Soccer Talk Football”. Në bisedën që kreu me Skënder Gegën, mbrojtësi i Erzenit ka dhënë mendimin e tiij se cili ekip do të ngrejë lart trofeun e “Abissnet Superiore”-s. Atanda mendon se gara do të jetë mes dy ish-ekipeve të tij, Partizanit dhe Egnatias, por sheh më të avantazhuar rrogozhinasit. Sipas tij, Egnatia ka uri më të madhe për të fituar titullin kampion.
“Mendoj se Egnatia është më e uritur për të fituar titullin. Nuk është e lehtë. Ndoshta Partizani nuk është uritur në njësoj sa Egnatia, sepse Egnatia nuk e ka fituar kampionatin më parë. Për këtë arsye them që janë më të uritur”, është shprehur Sodiq Atanda./Halit Delibashi-Sport Ekspres/