Altin Lala ka kometuar situatën në në të cilën ndodhet Kristjan Asllani te Interi. Në një intervistë për “Tribal Football“, ish-futbollisti i Kombëtares kuqezi ka vlerësuar kualitetet e mesfushorit 20-vjeçar, por nga ana tjetër shprehet se në këtë moshë i duhen minutat. Sipas Lalës, zgjidhja do të ishte huazimi për një ose dy vite te Empoli, në mënyrë që Asllni të vazhdojë rritjen e tij si lojtar.
“Për mua, zgjidhja më e mirë nga Interi do të ishte ta linte (Asllanin) te Empoli për një ose dy vite të tjera që të rritet dhe të luajë gjithnjë e më shumë minuta. Asllani ka kualitete të mëdha dhe është në një klub të madh, por ai është ende një nga rezervat. Nuk më pëlqen të luajë 10-15 minuta çdo lojë. Ai duhet të luajë më shumë dhe të ketë më shumë minuta në këmbë. Gjithashtu, mos harroni se ai ka një lojtar të madh si Marcelo Brozoviçi përpara tij”, është shprehur Altin Lala./Halit Delibashi-Sport Ekspres/