Pas përfundimit të Botërorit të Katarit, Brazili ka tentuar që të marrë një nga dy emrat më të mëdhenj të trajnerëve në Europë. Pasi dështuan kontaktet me Pep Guardiolën, tani është kaluar te Jose Mourinho. Sipas La Repubblica, Brazili është i vendosur që të bëjë gjithçka për të marrë teknikun portugez.
Ky i fundit do të ketë kohë deri në muajin janar për të dhënë përgjigjen e fundit. Nëse Mourinho do të pranonte, atëherë do të ishte trajneri i parë i huaj në historinë e Kombëtares së Brazilit. /Sport Ekspres/