Ka klasin e Ronaldinho-s/ Gjigantët europian të çmendur pas talentit 16 vjeçar te Celtic

Karamoko Dembele ishte vetëm një vjeç kur prindërit e tij braktisën Bregun e Fildisht për të emigruar drejt Anglisë. Bashkë me ta ishte edhe Siriki, djali i madh I familjes Dembele. Por çdo gjë ka ndryshuar që nga ajo kohë e ërrët për ta. Sot në moshën 16 vjeçare Dembele mund të ndërrojë sërish vendbanim por këtë herë jo si refugjatë por si talenti më i kërkuar nga skuadrat e futbollit europian. Aktualisht Karamoko është pjesë e skuadrës së Celtic.

Nga Anglia “The Sun” raporton se arsenal ka shfaqur interesimin haptazi për 16 jeçarin. MAdje për të është interesuar edhe vet trajneri Unay Emery. Ndërsa gjermania “BILD” shkruan se Dortmund ka gjithçka në dorë për të nënshkruar me sulmesin e Celtic. Si pjesë e garës janë edhe PSG që ka shfaqur interesim si dhe skuadra të tjera europiane.

Një bujë mjaft e madhe që të kujton nënshkrimin e Ronaldo-s dikur te Man.United apo mbërritjen e një sulmesi shtatshkurtër te Barcelona. Që në moshën 13 vjeçare Dembele është aktivizuar me U20 e Celtic. Përformanca e sulmesit të ri është parë pikërisht që në hapat e tij të parë duke bindur drejtuesit e Celtic t’i përgatisin një kontratë deri në vitin 2021.

Debutimi me skuadrën e parë erdhi për Dembele në ndeshjen ndaj Hertas në maj të këtij viti. Të gjithë u habitën me lëvizjet që 16 vjeçari bënte me topin dhe përballë kundërshtatëve që ishin 10 vjet më të mëdhenjë se ai.Tipik një Ronaldinho që futbolin e luante nga kombinimi i frikshëm “këmbë-mëndje”. Në sezonin e re Dembele nuk ëshë thirur ende nga skuadra e parë por kjo nuk ka penguar skuadrat europiane të bëjnë gati valixhet em para për të. Megjithatë asgjë mbetet e sigurtë, përveç faktit se një tjetër “Dembele” po vjen në botën e futbollit. Dhe ky mund të vlejë shumë më shumë seç kemi parë./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online