Ka kërkuar largimin nga skuadra, klubi i Serisë A gjen zgjidhjen e problemeve me Etrit Berishën

Etrit Berisha ia ka bërë të qartë drejtuesëve së klubit se dëshiron të largohet. Stoli nuk bën për të, prandaj një aventurë e re është ajo për të cilën ai ka nevojë. “Tuttosport“ raporton se La Spezia ka shfaqur interes për shërbimet e portierit shqiptar

Klubi i Serisë A ka pasur probleme në portë, teksa portierët Zoet dhe Dragowski janë dëmtuar. Nisur nga ky fakt, drejtuesit e Spezia-s kanë përveshur mëngët për të gjetur zëvendësuesin në merkato. Etrit Berisha duket të jetë profili i duhur për ekipin italian. Portieri shqiptar ka një përvojë të  gjerë në Serinë A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *