E ardhmja e Rei Manajt ende nuk është vendosur përfundimisht. Ai vazhdon të luajë me Sivasporin, por klubi në fjalë është në negociata për transferimin e tij. Trajneri i skuadrës turke ka thyer heshtjen në lidhje me këtë çështje. Ai ka zbuluar për mediat turke se dy klube të mëdha të kampionatit vendas kanë shfaqur interes për Manajn. Bylent Ujguni ka shtuar se përpos negociatave në Turqi, Sivaspori është në diskutime edhe me klube nga kampionati i Arabisë Saudite.
“Ka një interesim të vogël për Rei Manajn nga dy klube të medha në Turqi. Gjithashtu, ne po flasim me ta. Negociatat po vazhdojnë gjithashtu edhe në kampionatin e Arabisë Saudite. Nëse marrim shifrën që duam, atëherë menaxhmenti jonë do të bëjë vlerësimin. Po përpiqem ta përgatis (Manajn) sa më mirë të jetë e mundur, sikur ai do të qendrojë. Pavarësisht mungesës së stërvitjes, ai dha një kontribut të mirë për ne në dy ndeshje”, ka thënë Bylent Ujguni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/